Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEZGJEDHJET VENDORE 2023Shorti në KQZ për numëruesit e votave

Shorti në KQZ për numëruesit e votave

Komiisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për numëruesit e votave për zgjedhjet e 14 majit. Sipas shortit të hedhur sot në KQZ, Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partisë tjetër që merr anëtarin e katërt, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ranë tavolinat me numër çift. Bazuar në këtë short, në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë. Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments