Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEShkurtohet nga 1 vit në 3 muaj praktika profesionale

Shkurtohet nga 1 vit në 3 muaj praktika profesionale

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri të ditur sot një ndryshim të rëndësishëm që sjell urdhri për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e mësuesit. Kushi tha se koha e praktikave profesionale është shkurtuar tashmë nga 1 vit, në 3 muaj. Sipas ministres, ky është një hap që unifikon profesionin e mësuesit me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, duke mundësuar shkurtimin e kohës për pjesëmarrjen e mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” për punësim. “Informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore)”, tha ajo. Kushi tha se “në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave”.http://ata.gov.al/2022/08/18/shkurtohet-nga-1-vit-ne-3-muaj-praktika-profesionale-e-kandidateve-per-mesues/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments