Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMShkolla artistike “Tefta Tashko Koço”

Shkolla artistike “Tefta Tashko Koço”

Shkolla artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit. Lajmi u bë i ditur sot nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ana Verushi, si institucion financues i këtij projekti të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të një prej shkollave më të rëndësishme në Korçë. Filo dhe Verushi zhvilluan sot një vizitë në ambientet e shkollës, për të parë nga afër ambientet. Kryebashkiaku Filo tha se “së shpejti fillon puna për rikonstruksionin e pjesshëm të ambienteve të brendshme dhe fasadës, me qëllim mirëfunksionimin dhe përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe mësuesit e kësaj shkolle”. Punimet do të përfshijnë termoizolimin dhe rikonstruksionin e pjesshëm brenda shkollës për të krijuar kushte më të mira për artistët e ardhshëm gjatë procesit mësimor. “Tefta Tashko Koço” është një ndër shkollat artistike më të mira në vend. Prej saj kanë dalë artistë që i kanë dhënë shumë jetës artistike jo vetëm në nivel lokal, por edhe kombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments