Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet, Beci, bëri të ditur se plani parashikon krijimin e një qendre më të qetë dhe më të aksesueshme, rritjen e sigurisë së korsive të biçikletave, si dhe mbrojtjen më të mirë të lagjeve dhe shkollave nga trafiku i rënduar.
Një tjetër komponent kyç është përmirësimi i funksionimit të transportit publik dhe vendosja e një sistemi të menaxhuar të parkimit.
Sipas Becit, ky plan do të garantojë një qytet më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe me cilësi më të lartë jetese për banorët.
Nëpërmjet masave të reja, Shkodra synon të hyjë në një fazë të re zhvillimi urban, duke u kthyer në një model të lëvizshmërisë së organizuar dhe moderne.





