Pas kërkimeve intensive u bë e mundur sot gjetja e dy trupave babë e bir, në gjatësinë e përroit, në Bogë, Shkodër. Policia e Shtetit bën të ditur në një njoftim për shtyp se “pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave babë e bir”. Në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit mori dje përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës, babai, djali dhe vajza. Vajza mundi të shpëtonte, ndërsa babë e bir që ndodheshin në automjet u morën nga rrjedha e ujit.https://ata.gov.al/2022/11/21/shkoder-pas-16-oresh-kerkime-gjenden-trupat-e-pajete-te-babe-e-bir/
Shkodër, pas 16 orësh kërkime gjenden trupat
RELATED ARTICLES