Bashkia e Shkodrës ka nisur sot punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në shkelje të ligjit. Në përfundim të afatit 5-ditor të njoftuar, në bulevardin “Skënderbeg” nga sheshi “Nënë Tereza”, deri tek Stacioni i Trenit, hapësirat publike po iu rikthehen qytetarëve. Bashkia e Shkodrës në një postim në rrjetet sociale thekson se “vlen të nënvizohet bashkëpunimi me qytetarët dhe subjektet e ndryshme, që vullnetarisht kanë liruar dhe po lirojnë hapësirat publike”. Bashkia Shkodër falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin duke garantuar se hapësirat publike në të gjithë qytetin do t’i rikthehen qytetarëve, aty ku ato janë zënë në shkelje të ligjit. Pesë ditë më parë bashkia e Shkodrës i kërkoi individëve dhe subjekteve private të marrin masa për të liruar hapësirat publike të zëna padrejtësisht. Afati i vënë në dispozicion për kryerjen në mënyrë vullnetare të lirimit të hapësirave ishte dita e sotme, 26 qershor. Sipas bashkisë do të lirohen nga çdo mjet që pengon përdorimin e hapësirave të përbashkëta, si karrige, goma, blloqe betoni, vazo lulesh apo sende të tjera, të gjitha trotuaret, sheshet publike, mjediset e gjelbra dhe parkimet publike. atsh
Shkodër, nis puna për lirimin e hapësirave publike
RELATED ARTICLES