Rreth 5,500 banorë të zonës së Golemit, Dobraçit dhe disa lagjeve të Rajonit nr. 2 në qytetin e Shkodrës do të përfitojnë nga një projekt i ri për ndërtimin e 70 kilometrave linjë të re ujësjellësi, një investim i realizuar falë bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime.

“Ky projekt strategjik synon të garantojë furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm, duke adresuar përfundimisht një nga shqetësimet e vazhdueshme të banorëve të kësaj zone”, tha Beci.

Sipas tij, gjatë realizimit të punimeve, janë hasur disa vështirësi të përkohshme në segmente rrugore, për të cilat qytetarët kanë treguar mirëkuptim, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e investimit dhe ndikimin pozitiv që do të ketë në jetën e tyre të përditshme.

Beci theksoi se, investimi është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit në qytetin e Shkodrës dhe një model i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional për zgjidhjen e problemeve jetike të komunitetit.

Konkretisht, punimet konsistojnë në rehabilitimin e 4 tubave ekzistues që furzizojnë qytetin e Shkodrës me ujë dhe zëvendësimin e tyre me rrjet të ri.

Banorët e zonës duke vlerësuar këtë investim, shprehet ai i vjen në ndihmë jo vetëm zonës urbane por dhe asaj rurale.