Një vrimë e zezë ultramasive rreth 33 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit është zbuluar nga astronomët në Britaninë e Madhe. Shkencëtarët në Universitetin Durham thanë se vrima e zezë gjigante është një nga më të mëdhatë e gjetura ndonjëherë. Ekipi i përshkroi gjetjet e tij, të publikuara në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, si jashtëzakonisht emocionuese. “Kjo vrimë e zezë, e veçantë, e cila është afërsisht 30 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit tonë, është një nga vrimat më të mëdha të zbuluara ndonjëherë. Ne besojmë se vrimat e zeza teorikisht, mund të krijohen, kështu që është një zbulim jashtëzakonisht emocionues”, tha autori kryesor, Dr. James Nightingale, i Departamentit të Fizikës në Universitetin Durham. Vrimat e zeza ultramasive janë objektet më masive në univers, me masën midis 10 miliardë dhe 40 miliardë herë më shumë se masa e Diellit. Astronomët besojnë se ato mund të gjenden në qendër të të gjitha galaktikave të mëdha si Rruga e Qumështit. Vrimat e zeza ultramassive janë të rralla dhe të pakapshme, dhe origjina e tyre është e paqartë. Disa studiues besojnë se ato u formuan nga bashkimi ekstrem i galaktikave masive miliarda vjet më parë, kur universi ishte ende i ri. Studiuesit përdorën një fenomen të njohur si lente gravitacionale, nga një galaktikë e afërt duke e kthyer atë në një xham zmadhues gjigant. Shkencëtarët përdorën simulime superkompjuterike në Universitetin Durham dhe imazhe të kapura nga “Teleskopi Hapësinor Hubble” për të konfirmuar madhësinë e vrimës së zezë supermasive. Ata thanë se kjo është vrima e parë e zezë e gjetur, duke përdorur lente gravitacionale. atsh
Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë 30 miliardë herë më të madhe se Dielli
RELATED ARTICLES