Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAShkencëtarët propozojnë të rikthejnë Kolosin e Rodosit

Shkencëtarët propozojnë të rikthejnë Kolosin e Rodosit

Një grup shkencëtarësh nga Greqia, Spanja, Italia dhe Britania e Madhe dëshirojnë te kthejnë mrekullinë e botes antike, Kolosin e Rodosit. Kolosi II nuk do të ndërtohet nga bronzi, por ka të ngjarë të jetë shumë më i shndritshëm. “Ndërtimi do të shfrytëzojë teknologjitë më të fundit, duke përdorur energji nga burime të rinovueshme dhe “sisteme inteligjente” për të parandaluar pasojat e tërmeteve dhe forcave të erës, duke ofruar besueshmëri dhe fleksibilitet. Struktura do të jetë plotësisht e qëndrueshme, me një kontribut të madh në parandalimin e ndotjes”, thonë autorët e projektit E gjithë pjesa e jashtme e strukturës do të mbulohej me panele diellore mjaftueshëm për të furnizuar të gjitha nevojat energjetike të projektit. Investimi prej 280 milionë dollarësh mund të tërheqë shumë turistë dhe investime të tjera në afërsi të ishullit Rodos. Kolosi i Rodosit qëndronte i lartë si një nga monumentet më të mëdha të botës antike. Mbi të gjitha, ishte një nga shtatë mrekullitë. Statuja u shkatërrua pjesërisht në vitin 225 para Krishtit nga një tërmet. Më pas, në vitin 653 pas Krishtit, pjesa tjetër e statujës u morr nga një ekspeditë arabe. Tregimet e lashta thonë se Kolosi i Rodosit u krijua për nder të perëndisë së diellit Helios dhe për të përkujtuar mbrojtjen e suksesshme të Rodianëve të ishullit të tyre kundër një rrethimi të udhëhequr nga udhëheqësi maqedonas Demetrius Poliorcetes në vitin 305 para Krishtit. Ai ishte i bërë prej bronzi dhe i bazuar në blloqe mermeri, statuja ishte 32 metra e lartë ose 14 metra më e shkurtër se Statuja e Lirisë në Nju Jork sot. U deshën 12 vite të gjata që Kolosi të ngrihej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments