Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAShkencëtarët amerikanë paralajmërojnë rritje të shpejtë të CO2

Shkencëtarët amerikanë paralajmërojnë rritje të shpejtë të CO2

Shkencëtarët nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) dhe instituti ”Scripps Oceanography” në Kaliforni thanë se niveli i dyoksidit të karbonit i matur në Observatorin Bazë Atmosferik të NOAA në Mauna Loa arriti nivelin më të lartë prej 424 pjesë për milion (ppm), i paparë prej vitesh. Shkencëtarët ndanë informacionin se niveli i dyoksidit të karbonit në hemisferën veriore u rrit me 3.0 ppm në krahasim me majin 2022, dhe më shumë se 50 për qind në krahasim me epokën para-industriale, dhe kjo rritje “vazhdon në mënyrë të qëndrueshme”. Duke vënë në dukje se nivelet e dyoksidit të karbonit në atmosferë po rriten si rezultat i drejtpërdrejtë i aktiviteteve njerëzore, administratori i NOAA Rick Spinrad tha se “çdo vit, ne shohim efektet e ndryshimit të klimës në valët e të nxehtit, thatësirat, përmbytjet, zjarret në pyje dhe stuhitë që ndodhin rreth nesh. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur jetën”. Gjeoshencëtari i ”Scripps Oceanography”, Ralph Keeling tha se “për fat të keq, ne po vendosim një rekord të ri. Ne duam të shohim kurbë të rrafshohet apo edhe të zbresë. Sepse një nivel i dyoksidit të karbonit prej 420 ose 425 pjesë për milion nuk është i mirë”. Në informacionin dhe grafikun në faqen e institucionit, u konstatua se nëse rritja e shkallës së dioksidit të karbonit vazhdon si në dhjetë vitet e fundit, në vitin 2035 do të arrijë në 450 ppm. Të dhënat e Mauna Loa nga stacionet e anketimit në shumë pjesë të botës, Laboratori Global i Monitorimit të NOAA, janë pikë referimi për shkencëtarët dhe politikëbërësit ndërkombëtarë të klimës. Atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments