Për herë të parë në det në Porto Palermo, Vlorë po vendosen 20 shkëmbinj artificialë nënujorë. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë bën të ditur për ATSH-në se “këto shkëmbinj artificialë nënujorë po vendosen në kuadër të projektit NaturAlbania, me objektivin për të favorizuar restaurimin e habitateve të brendshme detare me qëllim nxitjen e zhvillimit të popullatave të peshqve, formacioneve koraligjene si dhe cephalopodet”. “Shkëmbinjtë artificialë nënujorë janë elementë në formë kambanash ndërtuar me çimento me përputhshmëri të lartë mjedisore, me pH të ulur deri në vlerë të përafërt me atë të detit, që u lejon të integrohen në ekosistemin detar. Këta shkëmbinj kanë zgavra nga brenda dhe vrima në pjesët anësore, çka i bën ato të paraqesin kushte të favorshme për zhvillimin e florës dhe faunës detare, përmes krijimit të strehës për speciet e peshqve që qëndrojnë aty”, thekson ADZM Vlorë. Për shkak të karakteristikave të tyre të veçanta, shkëmbinjtë artificialë nënujor përdoren për favorizimin e ripopullimit me peshq dhe ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e rrymave artificiale dhe ndërtimin e barrierave për mbrojtjen dhe rindërtimin e plazheve. Aktiviteti është financuar nga AICS Tirana dhe është bërë i mundur falë punës së GeoScape, pjesë e Università di Genova. atsh
Shkëmbinj artificialë nënujorë në Porto Palermo, për zhvillimin e popullatës së peshqve
RELATED ARTICLES