Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEShkëmbimet tregtare me Turqinë, 58.5 miliardë lekë

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, 58.5 miliardë lekë

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-qershor, sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8.4 % të vëllimit. Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 6 muajt e këtij viti, kanë arritur 58.5 miliardë lekë. Referuar të dhënave për periudhën janar-qershor eksportet shqiptare drejt Turqisë u rritën me 400 milionë lekë, duke shkuar gati 3.5 miliardë lekë, nga 3 miliardë lekë që ishin 6-mujorin e 2021-shit, ndërsa importet për periudhën 6-mujore llogariten mbi 55 miliardë lekë. Nga Turqia, janë importuar 20.4 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, si dhe 9.3 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet gati 6 miliardë lekë. Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason. Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006-n, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre. Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore. Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.http://ata.gov.al/2022/07/22/shkembimet-tregtare-me-turqine-58-5-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments