Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAShkeljet që Serbia u ka bërë marrëveshjeve të Brukselit

Shkeljet që Serbia u ka bërë marrëveshjeve të Brukselit

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani sot ia ka numëruar kryenegociatorit serb, Petar Petkoviçit shkeljet që Serbia ua ka bërë marrëveshjeve të Brukselit. Vela ka shkruar se Serbia dje ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. “Petre, mos leh! Dje Serbia ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet!”, ka shkruar Vela në twitter. Ai është shprehur se kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëparshme të Brukselit, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur mbrëmë dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit. Në një shkrim në rrjetin social twitter, ajo ka theksuar se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve. E lidhur me këto deklarata, kryenegociatori serb, Petar Petkoviç ka reaguar duke shkruar “kur Vjosa Osmani përmend shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, ajo me siguri i referohet Asciacionit të komunave serbe”. Ndryshe, Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare dje ka vendosur në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare “PACE”. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments