Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShkaku i bojkotit të shqiptarëve në zgjedhje

Shkaku i bojkotit të shqiptarëve në zgjedhje

Kryesuesi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deklaroi se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ai tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara. “Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi. Pas votimit, Arifi shtoi se bojkoti nga qytetarët është faturë ndaj lidershipit shqiptarë. Sipas tij, ka ardhur fundi i politikave egocentrike në Luginë të Preshevës. Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nuk shprehet optimist se do të ketë përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista. Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments