Shitjet e Biblave (Libri i Shenjtë) arritën një nivel rekord në Britsninë e Madhe në vitin 2025, duke u rritur me 134% nga viti 2019, më i larti që nga fillimi i regjistrimeve.

The Guardian, duke cituar një hulumtim të industrisë që zbuloi se vitin e kaluar, shitjet totale të Biblave në Mbretërinë e Bashkuar arritën në 6.3 milionë paund, një rritje prej 3.61 milionë paundësh krahasuar me shitjet e vitit 2019.

Studimi u krye nga botuesi i krishterë SPCK Group, duke analizuar të dhënat nga Nielsen BookScan, një shërbim që mbledh të dhëna për shitjet e librave në të gjithë botën.