Apartamenti luksoz i stilistit të ndjerë gjerman Karl Lagerfeld në Paris ka dalë në ankand për 10 milionë euro (10,8 milionë dollarë) dhe u deshën vetëm 19 minuta për të gjetur një blerës në ankandin e së martës, sipas gazetës ”Le Parisien”. Apartamenti prej 260 metrash katrorë me pamje nga Sena arriti pothuajse dyfishin e çmimit bazë të vlerësuar prej 5,3 milionë euro. Edhe pse ndërtesa daton në vitin 1694, stili i brendshëm i apartamentit të katit të tretë i detyrohet pak traditës, duke u mbajtur pothuajse tërësisht në të bardhë.
Salla e ndenjes ka një sipërfaqe 120 m2 dhe është I mbuluar me rafte librash të mëdhenj. Dyert rrëshqitëse prej xhami ndajnë zonën e ndenjes me pamje nga Seine, Muzeu i Luvrit dhe Kopshtet Tuileries nga dhoma e gjumit. Një banjo me një vaskë të madhe të bardhë, një kuzhinë inox dhe një dhomë prej 50 metrash katrorë kompletojnë apartamentin. Sipas zyrës së noterit të Lagerfeld, stilisti ikonë, i cili vdiq në vitin 2019, kaloi vitet e fundit të jetës së tij atje