Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShiten 8.5 miliardë lekë bono thesari

Shiten 8.5 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e kësaj jave u shitën 8.5 miliardë lekë bono thesari, të shpallura për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë vlera totale e kërkesave në ankand ishte 8.56 miliardë lekë. Bonot me maturim 12-mujor u shitën me një interes (yield) mesatar të ponderuar prej 3.65 %, nga 3.61 % që kishte qenë ky tregues në ankandin e fundit. Sipas BSH-së, pavarësisht rritjes së interesit, yieldet vazhdojnë të jenë më të ulëta krahasuar me një viti më parë, që ishin 3.93%. Ndërsa tregu financiar vendas mbetet likuid dhe gatishmëria e investitorëve për të financuar borxhin qeveritar është i lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments