Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISShishtaveci: Zonë magjepsëse e natyrës shqiptare

Shishtaveci: Zonë magjepsëse e natyrës shqiptare

Shishtaveci, 30 km larg Kukësit, është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor. Shishtaveci, pjesë e Parkut Korab-Koritnik me peizazhet e veçanta dhe monumentet e natyrës, që nga pyjet me mështekna, Guri i Mëngjesit, Liqeni i Novosejit, Mali i Kallabakut apo Bjeshkët e Shishtavecit, është një prej xhevahireve të veriut. Fshati i Shishtavecit ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në lartësinë 1260 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet buzë një kodre pothuajse shkëmbore, në lartësinë e së cilës ndodhet Kamenica, me 1330 m lartësi. Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive. Po ashtu Bjeshkët e Shishtavecit dhe të Kallabakut janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e udhëtimeve dhe ekskursioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments