Rajone të gjera të përmbytura për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit ka në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë dhe Slloveni. Në Kroaci situata është më shumë kritike në qytetin Hrvatska Kostajnica, i vërshuar tërësisht nga lumi Una, i cili shënon kufirin me Bosnje-Hercegovinën. Qendra e Kostajnicës, e cila ka rreth 3 000 banorë, është nën ujë që nga mbrëmë vonë dhe 100 shtëpi janë përmbytur plotësisht, disa me ujë deri në një metër të lartë. Dëmet janë të mëdha, por deri më tani nuk ka asnjë lajm për viktima dhe e gjithë popullata e përfshirë u shpëtua. Ndërkohë dyshohet se mund të vërshojnë edhe katër lumenjtë në të cilin ndodhet qyteti i Karllovacit, 50 kilometra në jug të Zagrebit, ku Mbrojtja Civile dhe Brigada e Zjarrfikësve janë duke punuar për të mbrojtur argjinaturat më të rrezikuara. Përmbytje të bodrumeve dhe rrugëve janë regjistruar edhe në pjesë të tjera të vendit, por me situata më pak kritike. Në 24 orët e fundit pothuajse në gjithë Kroacinë reshjet e matura janë midis 10 dhe 35 milimetra. Shërbimi meteorologjik aktualisht nuk parashikon një standardizim reshjesh të tjera të dendura në 24 orët e ardhshme. Emergjenca nga përmbytjet edhe në Bosnje-Hercegovinën fqinje, ku situatat më alarmante janë në Bihac, Sanski Most dhe në rajonin e Krajinës, në skajin veriperëndimor në kufi mes dy vendeve. Për këtë arsye, autoritetet kanë urdhëruar mbyllja e tre pikave kufitare me Kroacinë – Bosanska Dubica, Bosanska Kostajnica dhe Bosanski Novi. Në kantonin e Una-Sana më shumë se 200 ndërtesa janë përmbytur dhe janë duke u zhvilluar operacionet e shpëtimit. Mediat lokale flasin për protestat e popullatës vendase kundër autoriteteve në Sarajevë, e pranishme rregullisht gjatë fushatave zgjedhore, por që aktualisht i janë larguar situatës së emergjencës dhe nevojave konkrete të banorëve të rajoneve të goditura. Në veçanti, në Prijedor rreth 50 ndërtesa u përmbytën nga vërshimi i lumit Sana. Dëmet llogariten në miliona euro. Një situatë të vështirë, por pa një emergjencë të vërtetë, ka edhe në Slloveni, gjithashtu e prekur nga reshje të zgjatura dhe të bollshme. atsh
Shirat e rrëmbyer në Ballkan shkaktojnë përmbytje
RELATED ARTICLES