Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të dy shkëmbejnë shikimet, truri i tyre sinkronizohet, një mekanizëm shumë i ngjashëm me atë që ndodh kur dy njerëz bisedojnë, shkruan focus.it.
Tani do të shpjegojmë më mirë se çfarë nënkuptojmë dhe çfarë lidhje ka LSD (nga gjermanishtja Lysergsäure-diethylamid është një ilaç i fuqishëm psikodelik që rrit mendimet, emocionet dhe perceptimin shqisor) me këtë studim.
Në bazë të studimit është një fenomen i njohur si ”bashkim nervor”, i cili është i përhapur në botën e kafshëve midis specieve shoqërore: ne e kemi parë atë në veprim tek minjtë, lakuriqët e natës, primatët e tjerë dhe padyshim tek njerëzit.
Për ta sqaruar, kjo është ajo që ndodh në kokën tonë gjatë një bisede, ose kur dëgjojmë një person tjetër që tregon një histori: truri ynë dhe ai i bashkëbiseduesit “sinkronizohen”, në kuptimin që aktivizojnë të njëjtat zona që lidhen me vëmendjen dhe shoqërinë.
Kjo sinkroni i lejon specieve tona (dhe jo vetëm, padyshim) të bashkëpunojnë dhe të mësojnë nga veprimet dhe fjalët e të tjerëve.
Megjithatë, është shumë më e rrallë që bashkimi nervor të ndodhë midis specieve të ndryshme: por studimi kinez ka treguar se mund të ndodhë midis njerëzve dhe qenve.