Në bashkinë e Shijakut 21 familje përfituan kredi të butë në formë granti për blerjen e banesave sociale, në kuadër të thirrjes së hapur në dhjetor të 2024-s.

Të gjithë qytetarët aplikuan në e-Albania dhe rezultoi se 25 familje u regjistruan për të përfituar nga kjo mundësi.

Këshilli bashkiak i Shijakut miratoi sistemin e pikëzimit dhe procedurat për përzgjedhjen dhe nga këto aplikime 21 familje u kualifikuan për përfitim (4 familje hoqën dorë vetë).

Emrat e familjeve u votuan unanimisht në këshillin bashkiak.

Fondi Social ka siguruar fillimisht mbështetje për 6 familje, por duke qenë se kërkesa ishte më e madhe dhe të gjithë plotësuan kushtet, me vendim të këshillit bashkiak u bë kërkesë për ndihmë edhe për 15 familjet e tjera.

Bashkia Shijak bën të ditur se shumë shpejt do të jetë hapi i radhës i programit për aplikantët që janë të pastrehë, me qëllim sistemimin e çdo familjeje në Shijak.