Sunday, October 6, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShfaqet i restauruar “Tomka dhe shokët e tij”

Shfaqet i restauruar “Tomka dhe shokët e tij”

Më tej, mbajti një fjalë rasti edhe drejtoresha e AQSHF-së, e cila e vlerësoi bashkëpunimin me DPA-në në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin. “80-vjetorin e Çlirimit e nisim me ‘Tomka dhe shokët e tij’. Në vijim do të kemi filma, si: ‘Lulëkuqe mbi mure’, ‘Nusja dhe shtetrrethimi’, ‘Gjenerel Gramafoni’ etj. Këto filma do të jenë të restauruar. Përmes tyre do mësojmë jo vetëm mbi historinë e vendit, por edhe do të risjellim muzikën, që i është kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare”- tha Ndria.

Kalendari i aktiviteteve të Kinemasë Verore pranë DPA-së do të zgjasë deri në muajin nëntor. Repertori i filmave të përzgjedhur do të risjellë në vëmendjen e publikut kryeqytetas disa prej realizimeve artistike të kinematografisë shqiptare. Mes 10 filmave që do të shfaqen, si një përkujtesë të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist, bëjnë pjesë: “Partizani i vogël Velo”, “Mëngjese lufte”, “I teti në bronz”, “Njeriu me top”, “Malet me blerim mbuluar” etj.

Në kuadër të këtij jubileu kombëtar, DPA-ja do të angazhohet edhe përmes prezantimit të ekspozitave, publikimit të albumeve fotografike dhe të botimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj thundrës së pushtuesve.

Kinemaja Verore, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh i adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Jetësimi i kësaj hapësire vjen në vazhdën e nismave të herëpashershme të DPA-së, në funksion të inkurajimit të nxënësve dhe të studentëve për të njohur historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare.

Së bashku me Hapësirën e Studimit në Natyrë, me sallën shumëfunksionale të përuruar së fundmi, si edhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments