Ligji i parë mbi pyjet në Shqipëri, duke shënuar fillesat e menaxhimit të organizuar pyjor në vend. Ajo shërben për të nderuar punën e pylltarëve dhe për të ndërgjegjësuar mbi mbrojtjen e pyjeve.
Pyjet luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë në Shqipëri. Përveç aspekteve ekonomike, pyjet sigurojnë përfitime mjedisore, sociale dhe kulturore. Gjatë dekadave sektori i pyjeve ka përjetuar sfida të shumta, përfshirë ndryshime të sipërfaqes dhe reduktim të vëllimit të fondit pyjor. Zjarret në pyje dhe përdorimi i druve të zjarrit për gatim dhe ngrohje kanë kontribuar gjerësisht në këtë humbje.
Qeveria shqiptare ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të reformuar politikat e pyjeve me qëllim mbrojtjen e burimeve natyrore dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Synimi është zhvillimi i qëndrueshëm dhe shumë funksional të burimeve pyjore dhe kullotave duke garantuar ruajtjen e biodiversitetit përmes mbrojtjes së habitateve natyrore, si dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve rurale nëpërmjet përdorimit të përgjegjshëm të burimeve natyrore





