Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShërbimet publike digjitale

Shërbimet publike digjitale

Shqipëria renditet e teta në Europë për “Shërbimet publike digjitale” dhe e 19-ta në botë nga 191 shtete të listuara për këtë tregues. Është publikuar se fundmi “Busulla e zhvillimit digjital” (Digital Development Compass), një tregues i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të matur nivelin e zhvillimit digjital të 194 vendeve anëtare të OKB-së. Ky tregues buron nga vetë burimet e të dhënave të shteteve anëtare mbi digjitalizimin e vendit, të disponueshme publikisht, të cilat janë grumbulluar, analizuar dhe bërë publike për herë të parë nga OKB-ja. Metodologjia e mbledhjes dhe analizës së të dhënave bazohet në skripte automatike që gjurmojnë dhe analizojnë materiale tekst, spreadsheets me të dhëna mbi vendet si dhe dokumente te tjera (si raporte pdf etj.), duke i konvertuar në formate machine-readable. Nëpërmjet skripteve bëhet normalizimi i të dhënave sipas një liste të paracaktuar të OKB-së bazuar në shtete, rajone, nënrajone, të ardhura dhe kufi territorialë. Kodi dhe të dhënat janë transparente, të publikuara në GitHub. Duhet theksuar fakti që ky tregues është në fazë beta, ende në fazë konsolidimi nga OKB-ja. Ka ende nëntregues për të cilat nuk ka të dhëna. Lidhur me nëntreguesin e “Digital public services” Shqipëria vlerësohet në fazën 5, më e avancuara: transformational (Culture of innovation. Codified in legislation.) dhe renditet e 8-ta në Evropë nga 43 shtete: 1. Finlanda (5.8 pikë) 2. Estonia 3. Danimarka 4. Spanja 5. Polonia 6. Austria 7. Sllovenia 8. Shqipëria (5.21 pikë) Shqipëria renditet e 19-ta në botë nga 191 shtete të listuara për këtë tregues: 1. Finlanda 2. Kina 3. Ermiratet e Bashkuara Arabe 4. Singapori 5. Qiproja 6. Estonia 7. Brazili 8. India 9. Zelanda e Re 10. Kuvajti 11. Danimarka 12. Spanja 13. Polonia 14. Sllovenia 15. Austria 16. Urguaji 17. Turqia 18. Omani 19. Shqipëria. http://ata.gov.al/2022/10/13/sherbimet-publike-digjitale-shqiperia-e-8-ta-ne-europe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments