Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIShërbimet e Kadastrës në e-Albania

Shërbimet e Kadastrës në e-Albania

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj deklaroi sot se të 74 shërbimet e Kadastrës janë online në e-Albania dhe se u janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme të hipotekave. Ajo informoi se edhe përgjigjja për legalizimin e pronës do të jetë shumë së shpejt online. Në ceremoninë për prezantimin e drejtores së re të ASHK-së, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama, Karçanaj tha se edhe më optimistët nuk e besonin se do të kishte shërbime online për Kadastrën. “Të 74 shërbimet Kadastrës janë online në e-Albania. 640 mijë aplikime janë bërë vetëm në e-Albania. U janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme në dyert e hipotekave. Tani kemi një sistem te integruar që u shërben jo vetëm qytetarëve, por të gjitha institucioneve të rëndësishme, që nga bashkitë, Gjykata, apo Policia”, u shpreh Karçanaj. Karçanaj tha se falë këtij hapi nuk ka nevojë të kërkosh një mik në Kadastër pasi mjafton të bësh një klik. “Tani ato janë totalisht të monitorueshme. Sistemi është i integruar multifunksional që është në shërbim të të gjithëve”, u shpreh ajo. Sipas Karçanajt, më në fund kemi krijuar edhe modulin e regjistrimit fillestar, ku janë të nënshkruar me nënshkrim elektronik digjitalizimet masive. “Jemi gati për implementimin e teknologjisë “block chain” për të gjitha transaksionet e pronës. Do kemi siguri për çdo veprim. Qytetarit do ti shkojë njoftim sa herë që ka një ndryshim”, tha Karçanaj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ