Qendra e Sporteve Ujore dhe Kundrimit të Shpendëve e bën edhe më tërheqëse pikën turistike të Shirokës, në Shkodër. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo qendër, ndërsa theksoi se “këtë sezon veror është zgjeruar gama e shërbimeve eko-turistike që ofron kjo qendër, e ngritur 3 vite më parë pranë plazhit publik në Shirokë, falë bashkëpunimit mes bashkisë Shkodër, Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, shoqatës Well-Point dhe Drini Times me mbështetjen e fondeve të BE-së”. “Ture me varka, kanoe dhe paddle boards në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna, për shëtitje, peshkim sportiv, kundrimin e shpendëve si dhe aktivitete edukuese dhe sportive për fëmijë dhe të rinj, përmes kampeve verore dhe ekskursioneve të ndryshme, pika e informacionit për turistët janë disa nga mundësitë, që u ofrohen nga kjo qendër pushuesve dhe vizitorëve të Shirokës”, tha Beci. Vetëm 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pasi lë Urën e Bunës dhe merr rrugën në të djathtë, të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më të veçanta të Shkodrës, e vlerësuar si një prej bukurive mahnitëse të veriut buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit. Investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen Shiroksës, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe moli për varkat lundruese. Kjo zonë turistike shquhet për florën dhe faunën e pasur, ku jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish, shpendësh dhe kafshësh. Pjesa më e madhe e faunës përbëhet nga shpendët. atsh
Shërbime eko-turistike në Qendrën e Sporteve Ujore në Shirokë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on