Përmes shërbimit “Informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit”, përdoruesit mund të kontrollojnë lehtësisht nëse numri i tyre është aktiv, në proces verifikimi apo është refuzuar.

Shërbimi i ri synon të rrisë transparencën dhe të thjeshtojë procedurat, duke shmangur paraqitjet fizike pranë institucioneve arsimore.

Numri i matrikullimit shërben si element kyç për verifikimin e statusit të studentit, aplikimet për punë, proceset pranë universiteteve dhe saktësimin e të dhënave akademike.

Falë këtij shërbimi elektronik, studentët përfitojnë akses të menjëhershëm në informacionin e tyre personal akademik, duke kursyer kohë dhe duke lehtësuar komunikimin me institucionet.

Shërbimi mund të aksesohet përmes portalit zyrtar të e-Albania, në seksionin dedikuar të arsimit.