Një vit më parë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nisi hetimin administrativ, ku nga dëshmitarë të zonës të mbetur gjallë, por edhe të tjerë, kishin dëgjuar dëshmitë e prindërve të tyre se “Varri i Bolenasit” ndodhej 100 metra më tutje nga vendi ku u ekzekutua.
Në kuadër të përmbushjes së përgjegjësive për ruajtjen e kujtesës kombëtare, AIDSSH ka përgatitur tabela për të shënjuar këto hapësira kujtese edhe në 8 vendvarrime të tjera të dyshuara për të zhdukurit gjatë periudhës komuniste ndërkohë që vitin e shkuar një tabelë e tillë u vendos në Shkodër.
Gjatë vitit 2024, janë realizuar hetime administrative për të identifikuar vendvarrime të tjera të dyshuara në lidhje me të vrarët në kufi dhe të zhdukurit në burgje si Burgu i Burrelit, ai i Gjirokastrës, Shkodrës, Kampi i Tepelenës dhe zona e Spaçit. Deri më tani, janë identifikuar 7 vendvarrime të dyshuara dhe 2 prej tyre janë verifikuar plotësisht.
Këto hetime përfshijnë dëshmi nga dëshmitarët dhe përpjekjet për ruajtjen e kujtesës historike.
AIDSSH u bën thirrje institucioneve vendore që të mbrojnë këto vende të rrezikuara nga zhvillimet urbanistike të vrullshme, duke ruajtur kështu një pjesë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.