Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mund dragoin.
Të shumta janë gojëdhënat, që u krijuan në shekuj për shenjtin, kulti i të cilit u përhap shumë si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, duke nisur që nga shekulli IV. Shën Gjergji, simbol i triumfit mbi të keqen, dhe pararendës i stinës së verës, lindi në Kapadokie, ku edhe u bë oficer i ushtrisë romake. I kthyer në fenë e krishterë nga e ëma, hoqi dorë nga ky rang. Gjatë shpërthimit të martirizimit kundër të krishterëve, u burgos dhe u martirizua.
Këtij shenjti i kushtohen shumë kisha në vendin tonë: kisha e Shën Gjergjit në Kalanë e Beratit; në Kardhiq të Delvinës; në LLëngë të Pogradecit; në Durrës; Vithkuq të Korçës; Katedralja e Shën Gjergjit në Fier; në Kudhës të Himarës; në Lushnjë, në Lupckë të Përmetit; Drenovë të Korçës; në Libofshë të Fierit; në Shkallë të Sarandës, në Jorgucat të Gjirokastrës e shumë të tjera. Shumë prej këtyre kishave janë shpallur Monumente Kulture dhe vizitohen jo vetëm për festa por gjatë gjithë vitit