Një urë 150-metërshe e gjatë është shembur në Norvegji. Dy automjete ndodheshin mbi urë në momentin e shembjes, por drejtuesit e tyre u shpëtuan. Autoriteti i Rrugëve në Norvegji ka kërkuar një hetim të pavarur për shkaqet e shembjes. Një urë në jug të Norvegjisë është shembur, ndërsa dy drejtues të automjeteve që ishin në urë në momentin e shembjes janë shpëtuar nga ekipet emergjente. Një kamion kishte ngecur pothuajse në pozitë vertikale me urën e shembur, ndërsa një veturë kishte rënë në lumë. Drejtuesi i kamionit është shpëtuar dhe është trnsportuar me helikopter, ndërsa drejtuesi i veturës ka arritur të dalë vet nga lumi. Ura Tretten, 148 metra e gjatë, e ndërtuar nga druri, ishte hapur për qarkullim në vitin 2012 ndërsa lidh begun perëndimor të lumit Gudbrandsdalslaagen dhe fshatin Tretten. Ura dykahëshe ishte përuruar në vitin 2018, ndërsa është e gjerë 10m, e cila gjithashtu kishte edhe shtegun për këmbësorë. Inspektimi i fundit i urës ishte bërë në vitin 2021. Administrata Norvegjeze e Rrugëve Publike ka thënë se dëshiron një hetim të pavarur rreth shkaqeve të shembjes së urës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614552