”Groenlanda është një vend i jashtëzakonshëm dhe njerëzit do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nëse dhe kur ajo do të jetë pjesë e kombit tonë”, shtoi lideri republikan, i cili rikthehet në detyrë më 20 janar.

Trump nuk tha se cilët përfaqësues do ta shoqërojnë djalin e tij drejt Groenlandës, e cila është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës, por kjo nuk cenon politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Mediet amerikane raportuan se djali 47-vjeçar i presidentit të ardhshëm po udhëton privatisht dhe nuk do të takojë asnjë përfaqësues të qeverisë në ishullin e madh.

”Si dikush që ka udhëtuar në vende magjepsëse në mbarë botën jam i emocionuar të ndalem në Groenlandë për pak argëtim këtë javë”, theksoi Donald Trump Jr. përpara se të nisej për në kryeqytetin e territorit, Nuuk