Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke gjurmuar një tjetër balonë misterioze, e parë fillimisht në hapësirën ajrore mbi Hawaii, thanë zyrtarët. “Pronësia e balonës është e panjohur, por nuk ka asnjë tregues se ai mund të jetë manovruar ose kontrolluar nga një aktor i huaj ose kundërshtar”, tha një zëdhënës për “Honolulu Star Advertiser”. Balona nuk kaloi drejtpërdrejt mbi infrastrukturën e mbrojtjes ose vende të tjera të sensitive të qeverisë amerikane, dhe as nuk përbën një kërcënim ushtarak ose fizik për banorët në terren. “Objekti pa pilot dhe në lartësi të madhe u zbulua për herë të parë nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) të premten, duke lundruar përgjatë bregut të Hawaiit në rreth 10.9728 km. Nuk është e qartë nëse është një balonë moti apo diçka tjetër”, thanë burimet për “NBC News”. Objekti aktualisht është afër Meksikës. Njoftimi vjen pasi Forcat Ajrore rrëzuan në shkurt, një balonë të madhe kineze në brigjet e Karolinës së Jugut. Balona udhëtoi mbi disa baza kryesore ushtarake përpara se të rrëzohej nga një avion F-22. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se në atë kohë zyrtarët e shërbimit sekret konfirmuan se ishte një tullumbace spiune, një pretendim që më vonë u hodh poshtë nga Pekini. atsh