Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar rezervat e tyre të fundit të armëve kimike, njoftoi dje në mbrëmje udhëheqësi i pakicës në senatin amerikan, Mitch McConnell. Ky moment historik vjen rreth 26 vjet pas hyrjes në fuqi të traktatit të kontrollit të armëve, “Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike”. “Megjithëse përdorimi i këtyre agjentëve vdekjeprurës do të jetë gjithmonë një njollë në histori, sot Kombi ynë, më në fund ka përmbushur premtimin për të hequr qafe arsenalin tonë nga kjo e keqe”, tha McConnell, një senator republikan në shtetin amerikan të Kentakit, ku ndodhet objekti i asgjësimit të armëve. atsh
SHBA shkatërron rezervat e mbetura të armëve kimike
RELATED ARTICLES