Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë sot se po vendosin sanksione ndaj më shumë se 300 individëve dhe subjekteve të lidhura me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë kompanitë kineze. Njoftimi erdhi një ditë përpara se presidenti amerikan Joe Biden t’i bashkohet liderëve të tjerë të Grupit të Shtatë (G7) në një samit në Bari, Itali. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se sanksionet godasin sektorë të shumtë thelbësorë të angazhuar në përpjekjet luftarake të Rusisë, duke përfshirë energjinë, metalet dhe prodhimin e minierave. Kina u veçua për shkak te mbështetjes së saj ndaj Moskës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të shqetësuara nga shkalla dhe gjerësia e eksporteve nga Republika Popullore e Kinës që furnizojnë bazën ushtarako-industriale të Rusisë”, tha Blinken. “Për këtë qëllim, SHBA-ja po sanksionon kompanitë kineze që ofrojnë mallra që plotësojnë boshllëqet kritike në ciklin e prodhimit të mbrojtjes së Rusisë”, tha ai
SHBA sanksione ndaj kompanive të angazhuara në përpjekjet e luftës së Rusisë
RELATED ARTICLES