Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se po sanksionojnë qindra të ashtuquajtur “mundësues të palëve të treta” që lehtësojnë shmangien e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për fillimin e një lufte të plotë me Ukrainën në shkurt 2022.
Një total prej 400 subjektesh dhe individësh, përfshirë 120 të sanksionuar nga Departamenti i Shtetit, 270 nga Thesari dhe 40 nga Departamenti i Tregtisë, u renditën në listë.
”Objektivat e sanksioneve përfshijnë subjekte dhe individë në Kinë, Indi, Malajzi, Tajlandë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.
Lista e Thesarit përfshin edhe 17 juridiksione dhe përfshinte Kinën, Zvicrën, Tajlandën dhe Turqinë.
Disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, të emëruar në fillim të këtij viti, janë gjithashtu në listë, si dhe baza ushtarako-industriale e Rusisë, duke përfshirë objektet e riparimit ushtarak, prodhuesit e teknologjive të avancuara dhe subjektet që mbështesin marrëdhëniet e mbrojtjes së Rusisë me Bjellorusinë.
SHBA rinovoi gjithashtu sanksione ndaj ”Rosatom”, korporatës shtetërore ruse të energjisë atomike.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime vendimtare në të gjithë globin për të ndaluar rrjedhën e mjeteve dhe teknologjive kritike që Rusisë i duhen për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme dhe imorale kundër Ukrainës”, theksoi zëvendëssekretari i Thesarit, Wally Adeyemo