Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASHBA: Qeveria të ndalojë vendosjen e gjobave

SHBA: Qeveria të ndalojë vendosjen e gjobave

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndalojë vendosjen e gjobave për mjetet me targa serbe në veri dhe të nis urgjentisht negociatat për Asociacionin. Kjo thirrje vjen në një moment ku tensionet në veri janë agravuar dhe Lista Serbe ka lënë mandatet duke u larguar nga Kuvendi. “I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”, tha Hovenier. BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kosova të bëjë hapa drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është kundër formimit të një asociacioni një etnik, ndërsa Serbia insiston që Asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive. Tensionet në veri nisën kur qeveria nisi zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që u kundërshtua nga Serbia. Kjo bëri që Lista Serbë të lërë mandatet, ndërsa Kurti u shpreh se Vuçiç është duke i përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës për destabilizim.https://lajme.rtsh.al/artikull/tensionet-ne-veri-ambasadori-i-shba-ne-kosove-qeveria-te-ndaloje-vendosjen-e-gjobave-urgjent-negociatat-per-asociacionin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments