IAEA- ja është shprehur e shqetësuar që Irani kishte grumbulluar rreth 440,9 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60% , afër nivelit 90%, i  cili konsiderohet si një mundësi për prodhim të armës bërthamore.

Sipas standardeve të IAEA-së, kjo sasi do të mjaftonte, nëse pasurohej më tej, për 10 bomba bërthamore.

“Rruga e Iranit drejt armëve bërthamore, përfshirë të gjitha kapacitetet e pasurimit të uraniumit dhe ripërpunimit të plutonit, duhet të çmontohet plotësisht”, tha Wright.