Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo, njoftoi se deri në vitin 2030, synojnë të hapin të paktën dy qendra të mëdha për prodhimin e avancuar të gjysmëpërçuesve. Sekretarja amerikane e tregtisë Gina Raimondo mbajti një fjalim në Universitetin Georgetown lidhur me ligjin CHIPS, duke theksuar nevojën për rritjen e prodhimit të çipave dhe hulumtimeve shkencore në vend. Sekretarja amerikan prezantoi synimet afatgjata të SHBA-së në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Siç tha ajo, Akti CHIPS ofron një mundësi për investime të rëndësishme në të ardhmen e vendit. “Kërkimi, inovacioni dhe prodhimi i mundësuar nga ky ligj mund të na ndihmojë të bëhemi një superfuqi teknologjike, duke garantuar sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare për vitet në vijim”, tha Raimondo. Ajo theksoi se në muajt e ardhshëm do të ofrojë mundësi shtesë financimi për kompanitë në zinxhirin e furnizimit dhe investime në kërkim dhe zhvillim. Duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara përbënin 37 për qind të kapacitetit global të prodhimit të çipave në vitin 1990, Raimondo tha se kjo normë ka rënë në 12 për qind sot. Ajo theksoi se varësia e SHBA-së nga zinxhirët e huaj të furnizimit me gjysmëpërçues po dëmton ekonominë amerikane. Më 9 gusht 2022, presidenti Joe Biden nënshkroi Aktin CHIPS, i cili siguron rreth 280 miliardë dollarë fonde të reja për të nxitur kërkimin dhe prodhimin vendas të gjysmëpërçuesve në SHBA. Gjysmëpërçuesit janë një element kyç i të gjithë sektorëve të energjisë dhe luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm gjeostrategjik në kontekstin e transformimit digjital. atsh
SHBA planifikon të hapë dy qendra të mëdha për prodhimin e çipave
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on