Forcat ukrainase kanë bërë përparime të dukshme në kundërofensivën e tyre për të rimarrë rajonin jugor të Zaporizhias gjatë 72 orëve të fundit, sipas një vlerësimi nga Uashingtoni. Ushtria ukrainase ka raportuar suksese në sulmet e saj në vijën e parë të mbrojtjes ruse, e siguruar fuqishëm në jug, përfshirë marrjen e fshatit Robotyne. Ukraina po synon të avancojë në detin Azov, ende rreth 80 kilometra larg, dhe të ndërpresë linjat e furnizimit të ushtrisë ruse përmes të ashtuquajturës urë tokësore që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë. “Ne kemi vërejtur gjatë 72 orëve të fundit disa përparime të dukshme nga forcat e armatosura ukrainase në atë vijë jugore të avancimit që vjen nga zona e Zaporizhias”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA. “Kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të vetëdijshëm se ata kanë ende disa luftime të ashpra përpara tyre ndërsa përpiqen të shtyhen më tej në jug”, theksoi ai. Luftimet intensive vazhdojnë të zhvillohen edhe në lindje të vendit. Rusia raportoi të premten se forcat e saj kishin përmirësuar pozicionet e tyre përpara pranë qytetit të Kupyansk në Ukrainën Verilindore.
SHBA: Përparime të dukshme të ushtrisë ukrainase në jug të vendit
RELATED ARTICLES