Ndihma, gjithashtu vjen në një kohë kur administrata e presidentit Joe Biden pritet të largohet dhe e ardhmja e mbështetjes së Uashingtonit për Kievin mbetet në dyshim.
“Këto fonde – të siguruara nga të ardhurat e fituara nga asetet e ngrira ruse – do t’i ofrojnë Ukrainës një infuzion kritik të mbështetjes ndërsa ajo mbron vendin e saj kundër një lufte të paprovokuar agresioni”, tha sekretarja e Thesarit, Janet Yellen në një deklaratë duke njoftuar vendimin.
“Huatë e G7 do të ndihmojnë që Ukraina të ketë burimet që i nevojiten për të mbështetur shërbimet e urgjencës, spitalet dhe themelet e tjera të rezistencës së saj të guximshme”, tha Yellen, duke shtuar se mbështetja e Uashingtonit do të ndihmonte Kievin të mbronte sovranitetin e tij dhe të arrinte një paqe të drejtë