Ne nuk duam të shohim një përplasje të armatosur në spitale, deklaroi një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar lajmin për hyrjen e Forcave të Mbrojtjes izraelite në spitalin al Shifa në Gaza. “Ne nuk jemi në favor të goditjes së një spitali nga qielli dhe nuk duam të shohim një përplasje zjarri në një spital ku njerëz të pafajshëm, njerëz të pambrojtur, njerëz të sëmurë që përpiqen të marrin kujdesin mjekësor që meritojnë të gjenden në një shkëmbim zjarri”, theksoi zëdhënësi. ”Ne u bëjmë thirrje të gjithë terroristëve të Hamasit të pranishëm në spital të dorëzohen”, shton ushtria izraelite nga ana e saj. Situata në Spitalin Al-Shifa në pjesën perëndimore të Gazës është “më sfiduese se vetë vdekja”, ku nuk është në dispozicion as minimumi më i vogël për të mbajtur jetën.
SHBA: Nuk duam përplasje të armatosura në spitalet e Gazës
RELATED ARTICLES