Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se shkatërroi një operacion spiunazh kibernetik (malware) rus që vodhi të dhëna të ndjeshme nga kompjuterët në SHBA dhe anëtarët e tjerë të NATO-s gjatë disa viteve. Hakerët përdorën versione të ndryshme të malware ”Snake”, të gjurmuar nga hetuesit në një njësi të shërbimit të brendshëm rus të shërbimit sekret, FSB të quajtur ”Turla”. ”Qindra sisteme kompjuterike në të paktën 50 vende u sulmuan për gati 20 vjet”, sipas një deklarate të qeverisë amerikane. Hetuesit amerikanë ia atribuojnë malware-in e sofistikuar një njësie të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB). “Për 20 vjet, FSB është mbështetur në malware-in ‘Snake’ për të kryer spiunazh kibernetik kundër SHBA dhe aleatëve tanë dhe kjo përfundoi sot”, tha ndihmësprokurori i përgjithshëm, Matthew G Olsen i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë. “Ne do të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen tonë kolektive kundër përpjekjeve destabilizuese të regjimit rus për të minuar sigurinë e SHBA dhe aleatëve tanë”, tha prokurori i përgjithshëm Merrick B. Garland. Hetuesit amerikanë punuan me qeveri të tjera, Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe Zyrën e Prokurorit të SHBA në një operacion të koduar “Meduza”. FBI zhvilloi një program për të çaktivizuar malware-in që njësia e FSB-së e kishte rinovuar dhe rishikuar në mënyrë të përsëritur për t’u siguruar që ai të mbetej softueri më i sofistikuar i hakerave të Kremlinit. Për viktimat e sulmeve jashtë SHBA-së, FBI po punon me autoritetet lokale për t’i informuar ata për malware në vendet e tyre. atsh
SHBA neutralizon operacionin kibernetik rus që vodhi të dhëna të ndjeshme për 20 vjet
RELATED ARTICLES