Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në procedurat për aplikimet për viza joemigruese.
Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza joemigruese në shumicën e kategorive, përfshirë edhe ata që po bëjnë rinovimin e vizës, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.