Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETASHBA ndërpret prodhimin e ”Boeing 737 MAX 9”

SHBA ndërpret prodhimin e ”Boeing 737 MAX 9”

Pas një vargu aksidentesh të profilit të lartë, disa prej të cilave ishin vdekjeprurëse, SHBA-ja njoftoi se nuk do të lejojë prodhimin e avionëve të serisë MAX, duke përfshirë ”Boeing 737 MAX 9”, në mënyrë që të përmirësohet kontrolli i cilësisë. Një deklaratë nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) përmendet incidenti i 5 janarit ku një pjesë u shkëput nga trupi i një ”Boeingu 737 MAX 9” gjatë fluturimit, duke theksuar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë. Në këtë aksident nuk ka pasur viktima. Në njoftim thuhet se FAA ka njoftuar masa shtesë për të garantuar sigurinë e çdo avioni dhe ka informuar Boeing se nuk do të lejohet prodhimi i avionëve të serisë MAX, përfshirë ”737 MAX 9”. Gjithashtu theksohet se FAA ka miratuar një proces gjithëpërfshirës të inspektimit dhe mirëmbajtjes për të gjitha 171 avionët ”737 MAX 9” që nuk lejohen të fluturojnë, ndërsa ata që kalojnë me sukses inspektimet mund të kthehen në shërbim. Kreu i FAA, Mike Whitaker, tha se nuk do të pranojnë asnjë kërkesë nga Boeing për të vazhduar prodhimin ose miratimin e linjave shtesë të prodhimit për 737 MAX derisa të binden se janë zgjidhur çështjet e kontrollit të cilësisë. Në SHBA më 5 janar, një pjesë e trupit të avionit ”Boeing 737 MAX 9” të ”Alaska Airlines” u shkëput në mes të fluturimit. Avioni, i cili udhëtonte nga Oregon në Kaliforni, u detyrua të bënte ulje emergjente rreth 35 minuta pas ngritjes. Avioni u ul në mënyrë të sigurt me 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord. Modeli 737 Max u shfaq për herë të parë në vitin 2017. Në aksidentet e vitit 2018 në Indonezi dhe ai në Etiopi në 2019, humbën jetën gjithsej 346 njerëz. Përdorimi i të gjitha avionëve Max u ndaluan në mbarë botën për gati dy vjet, ndërsa kompania bëri ndryshime në sistemin e automatizuar të kontrollit të fluturimit që shtynte hundën poshtë bazuar në leximet e gabuara të sensorëve. Kompania u përball me humbje të konsiderueshme financiare dhe u padit nga familjarë të shumtë të viktimave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments