Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA miraton shitjen e sistemit të mbrojtjes ajrore prej 285 milionë dollarësh...

SHBA miraton shitjen e sistemit të mbrojtjes ajrore prej 285 milionë dollarësh për Ukrainën

Administrata e SHBA-së miratoi shitjen e Sistemeve Kombëtare të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër (NASAMS) në vlerën prej 285 milionë dollarësh për Ukrainën. Në një deklaratë nga Agjencia e Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Mbrojtjes (DSCA) të Pentagonit, thuhet se përfshirë sistemit NASAMS Ukrainës do t’i jepen radari “lAN/MPQ-64FI Sentinel”, sistemi GPS, Qendër e Administrimit të Zjarrit, sistem për lëshimin e raketave dhe pajisje të tjera të terrenit me vlerë 285 milionë dollarë. Kongresit i është dërguar një njoftim në lidhje me miratimin e shitjes, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se falë shitjes do të mbështetet siguria e një vendi për të cilin është krijuar partneritet për sigurimin e stabilitetit politik në Evropë dhe se vendimi është “në përputhje me politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së”. “Ukraina ka nevojë që të rrisë kapacitetin e saj të mbrojtjes kundër sulmeve raketore nga Rusia” theksohet në deklaratën ku më tej shtohet se arritja e Ukrainës në këtë kapacitet dhe përdorimi i tyre në mënyrë efektive do të ndihmojë në mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments