Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një avion luksoz që i përket presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, për shkelje të sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ”avioni ‘Dassault Falcon 900EX’, i cili është në pronësi dhe operuar nga Maduro dhe shoqëruesit e tij, u konfiskua në Republikën Domenikane dhe u transferua në Florida”.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland shpjegoi në një deklaratë me shkrim se avioni ishte blerë ilegalisht për 13 milionë dollarë dhe ishte kontrabanduar nga SHBA “për përdorim nga Nicolás Maduro dhe miqtë e tij”.
”Avioni u ble në Forida nga një kompani guaska dhe u dërgua në Karaibe në prill 2023”, tha Departamenti i Drejtësisë, duke shtuar se ishte përdorur për fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare.
Qeveria amerikane ka vendosur një sërë sanksionesh që i ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me anëtarët e qeverisë Maduro, të cilën SHBA e njeh si legjitime.
Ka edhe kufizime në eksportet venezueliane.
Maduro, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013, siguroi një mandat të tretë në zgjedhjet e diskutueshme të mbajtura më 28 korrik.
Opozita akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor dhe pretendon fitoren për kandidatin e saj, Edmundo González.
Uashingtoni thotë gjithashtu se Maduro humbi.