Një vit pas fillimit të luftës së kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin ne jemi më të bashkuar se kurrë dhe jemi gati për të mbështetur Ukrainën në javët e vështira që kemi përpara, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin III, në hapje të takimit të formatit Ramstein. ”Pavarësisht disa pengesave, Ukraina e ka treguar se do ta mbizotërojë këtë luftë dhe se këto pengesa nuk do të jenë asgjë, përveçse të përkohshme”, shtoi ai. ”Ne do të mbështesim Kievin për të për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ne do të japim atë që kemi premtuar dhe ne do të sigurojmë që pajisjet të integrohen në fushëbetejë”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin III.