Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.

“Ne ofrojmë armë antidronë Mk4 dhe armë antidron taktike. Është një sistem jo shkatërrues kundër dronëve. Ky sistem për ushtrinë shqiptare do të thotë një qasje për t’iu kundërvënë sistemeve pa pilot, të cilat janë një kërcënim në rritje në të gjithë globin sot. Qëllimi ynë këtu është të zbusim rrezikun për trupat si në distancë, ashtu edhe brenda rrezes së kundërsulmit të sistemeve pa pilot brenda qyteteve në të gjithë vendin”, u shpreh Nate Edwards i Drone Shield, në një video të publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.