Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA-ja planifikon tërheqjen e “Patriot” nga Sllovakia

SHBA-ja planifikon tërheqjen e “Patriot” nga Sllovakia

SHBA-ja së shpejti do të tërheqë sistemin e saj të mbrojtjes raketore “Patriot” të vendosur në Sllovaki që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Bratislavë. Për arsye sigurie, nuk dihet saktësisht se kur do të ndodhë kjo, por se do të jetë “vetëm çështje javësh”, tha zëdhënësja e ministrisë Martina Koval Kakascikova për DPA të enjten. Në fillim të prillit, Sllovakia, e cila kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën, i dhuroi të vetmin sistem raketor anti-ajror të tipit sovjetik “S-300” fqinjit të saj, i cili është nën sulm nga Rusia. Për të parandaluar që vendi i NATO-s të mbetet pa mbrojtje efektive të hapësirës së tij ajrore, aleatët, SHBA-ja, Holanda dhe Gjermania stacionuan gjithsej katër sisteme “Patriot” në Sllovaki. Holanda e ka tërhequr tashmë sistemin e saj. Pas tërheqjes së SHBA-së, sistemi “Patriot” i Gjermanisë do të jetë i vetmi që do të mbetet në bazën ajrore ushtarake sllovake “Sliac”. Gjatë një vizite në Bratislavë në dhjetor, ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht konfirmoi se sistemi “Patriot” do të qëndrojnë në Sllovaki të paktën deri në fund të vitit 2023. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ