Barnat e importuara nga Bashkimi Evropian në Shtetet e Bashkuara do të jenë të përjashtuara nga tarifat e reja amerikane prej 100%, të cilat do të hyjnë në fuqi të mërkurën, thane sot burime të qeverisë amerikane.
Shtëpia e Bardhë mbetet e përkushtuar ndaj kufirit të rënë dakord prej 15% për importet nga BE-ja, i cili vlen edhe për produktet farmaceutike, konfirmoi një zyrtar i lartë i qeverisë.
Më parë, Komisioni Evropian kishte supozuar se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së do të përjashtoheshin nga rregullorja e re.
Të enjten e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi papritur tarifat e reja. Nga 1 tetori do të aplikohej një tarifë shtesë prej 100% për importet e barnave në SHBA.
ump i dha prodhuesve farmaceutikë një zgjedhje: mund të ndërtonin një fabrikë në SHBA për të shmangur tarifën, por detajet mbetën të paqarta, duke shkaktuar pasiguri në BE.